Rreth nesh
Më shumë se një rezidencë.
Një vend që e quan shtëpi.
Folé Residence është krijuar për t’u ofruar studentëve, profesionistëve të rinj dhe rezidentëve ndërkombëtarë një eksperiencë moderne jetese në Tiranë. E konceptuar me fokus te komoditeti, siguria dhe prakticiteti, rezidenca jonë ofron më shumë se akomodim. Ajo krijon një komunitet mikpritës i cili ju mundëson përqendrim maksimal te studimet, puna dhe zhvillimi personal.
Një rezidencë e ngritur në katër godina bashkëkohore, ku ju mund të shijoni hapësira të konceptuara me kujdes, ambiente dhe shërbime cilësore, si dhe një sërë lehtësish të dedikuara që e bëjnë jetën e përditshme më të thjeshtë dhe më të këndshme.
4
Godina rezidenciale
24/7
Siguri & recepsion
Shërbime të kuruara për një përvojë sa më unike. Nga komoditetet e përditshme te hapësirat dedikuar mirëqenies dhe relaksit, çdo shërbim është menduar me kujdes për të sjellë një standard më të lartë jetese.
Çdo hapësirë në Rezidencën Folé është projektuar me kujdes për të ofruar një mënyrë jetese komode, produktive dhe të këndshme. Nga akomodimi modern te shërbimet e nevojshme për jetën e përditshme, gjithçka që ju nevojitet është pranë jush.
Rezidenca ofron siguri gjatë gjithë kohës, me staf profesional të dedikuar, monitorim me kamera dhe sisteme të avancuara për mbrojtjen nga zjarri.
Shijoni një mënyrë moderne jetese, me arkitekturë bashkëkohore, izolim akustik, ngrohje dhe ftohje qendrore, ashensorë dhe infrastrukturë cilësore në çdo hapësirë të rezidencës.
Një përzgjedhje shërbimesh të menduara për ta bërë jetën në rezidencë më të rehatshme dhe të plotë, nga restoranti, palestra dhe lavanderia, te mini-marketi, parkimi dhe transporti falas me shuttle.
Tako njerëz nga kultura të ndryshme në një ambient miqësor i cili nxit bashkëpunimin, komunikimin dhe zhvillimin personal.
Gjeni përgjigjet për pyetjet më të zakonshme përpara se të rezervoni qëndrimin tuaj.
Po. Rezidenca Folé monitorohet 24/7 nga staf profesional i sigurisë, kamera CCTV, pika aksesi të kontrolluara dhe sisteme të avancuara për mbrojtjen nga zjarri.
Banorët kanë në dispozicion një palestër moderne, lavanderi, bar-restorant, mini-market, parkim, shërbim recepsioni dhe transport falas me shuttle.
Jo. Rezidenca Folé mirëpret studentë, profesionistë të rinj dhe rezidentë ndërkombëtarë që kërkojnë një hapësirë komode dhe mikpritëse për të jetuar në Tiranë.
Rezidenca Folé ndodhet në Tiranë, në një zonë e cila ofron aksesueshmëri të lehtë me universitetet, shërbimet kryesore dhe qendrën e qytetit.
Mund të bëni rezervimin përmes faqes sonë të internetit ose të kontaktoni ekipin tonë për më shumë informacion mbi dhomat, disponueshmërinë dhe shërbimet.